Prishtina-Drita 0:1, Drenica-Llapi 2:0
18.03.2017 | 22:41
Janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 22-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Drita ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si mysafire e Prishtinës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me rezultat 1:0. Kjo fitore i jep shpresa të mëdha skuadrës gjilanase në garën e mbijetesës, derisa për Prishtinën ky është një hap mbrapa në garën për titullin e kampionit. Golin e fitores për Dritën e shënoi futbollisti i ri, Leotrim Kryeziu, në minutën e 78-të, i cili arriti ta mposhtë pas dy tentimeve portierin prishtinas, Alban Muçiqi, pasi përfitoi nga topi i rikthyer nga traversa pas gjuajtjes së Arbnor Ramadanit. Drita ishte afër golit edhe në minutën e 58-të, por gjuajtja e Leotrim Kryeziut nga gjuajtja e lirë goditi traversën. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica e mposhti Llapin, me rezultat 2:0. Rivaliteti i madh në këtë ndeshje bëri që gjyqtari Bajram Gashi të ndëshkojë madje pesë futbollistë me kartonë të kuq, tre te Llapi dhe dy te Drenica. Golat për Drenicën i shënuan Taulant Dajaku në minutën e 69-të dhe Kreshnik Lushtaku, në minutën e 78-të.ffk-kosova.com
 
E premte:
 Ferronikeli-Hajvalia 6:1
 
E shtunë:
Prishtina-Drita 0:1
Drenica-Llapi 2:0
 
E diel:
Trepça 89-Trepça
Ferizaj-Liria
Dhe Gjilani-Besa
 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *
VALA SUPERLIGA -
Liria 1 : 1 Ferizaj 23.04.17 : 00:00
Drenica 2 : 0 Drita 23.04.17 : 00:00
Trepça 89 3 : 1 Trepça 23.04.17 : 00:00
Llapi 2 : 0 Besa 23.04.17 : 00:00
Prishtina 1 : 0 Gjilani 22.04.17 : 00:00
Ferronikeli 6 : 0 Hajvalia 21.04.17 : 00:00
# Ekipi L F B H +/- P
1 Trepça 89 27 20 5 2 54 : 17 65
2 Ferronikeli 27 18 4 5 52 : 20 58
3 Prishtina 27 17 6 4 34 : 12 57
4 Llapi 27 16 5 6 31 : 19 53
5 Besa 28 12 9 7 39 : 27 45
6 Gjilani 27 10 8 9 24 : 18 38
7 Drenica 27 8 10 9 27 : 33 34
8 Liria 27 7 6 14 24 : 31 27
9 Ferizaj 26 4 11 11 19 : 29 23
10 Drita 27 5 7 15 13 : 30 22
11 Trepça 27 3 7 17 26 : 52 16
12 Hajvalia 27 1 4 22 10 : 65 7