Vëllanimi-KEK-u 3:3, Vushtrria-Flamurtari 0:0
19.03.2017 | 18:34
Janë zhvillua takimet e javës së 18-të në Ligën e parë të Kosovës në futboll. Në kryendeshje të zhvilluar në stadiumin “Refki Aliu” në Vushtrri në praninë e mbi 2 mijë shikuesve, Vushtrria dhe Flamurtari i Prishtinës kanë luajtur baras pa gola 0:0. Me këtë pikë të fituar, Flamurtari edhe më tutje kryeson në renditje me me 38 pikë, një pikë më pak se Vëllaznimi i Gjakovës që gjendet në pozitën e dytë me 37 pikë. Në anën tjetër Vushtrria klasifikohet në pozitën e shtatë me 28 pikë sa kanë edhe KEK-u dhe Vllaznia në pozitat pesë dhe gjashtë.
Vëllzanimi i Gjakovës ndonëse ishte në epërsi 2:0, nuk ia doli që të fitoi përballjen me KEK-un dhe në fund rezultati ishte i barabartë 3:3.
Në këtë javë fitoren më të thellë e ka shënuar Dukagjini I Klinës I cili para shikuesve të vet ka mundur Deçanin 4:0. Me këtë fitore klinasit mbajnë hapin për kreun e renditjes dhe me 28 pikë gjenden në pozitën e gjashtë.
Vëllaznimi-KEK-u 3:3
Vëllaznimi dhe KEK-u kanë ndarë pikët, duke luajtur baras në njërën prej ndeshjeve kryesore të javës së 18 të Ligës së parë të Kosovës në futboll, e cila u karaktrizua me 6 gola dhe në momente me tensione, që rezultoi me 9 kartonë të verdhë e një të kuq.Rastin e parë në ndeshje gjakovarët e krijuan në minutën e 22 dhe atë e konvertuan në gol me realizator Albutrint Morinën.
Dy miniuta pa mbaruar pjesa e parë Jeton Dushi me këtë gjuajtje të furishme e kërkoi golin e dytë, mirëpo Hodaj ndërhyri suksesshëm.Ndërkohë, udhëtuesit në kundërsulm të shpejtë shfrytëzuan pakujdesinë e mbrojtjes gjakovare dhe përmes Leutrim Teplanit barazuan shifrat në 1:1.
Pjesa e dytë u karaktrizua me lojë më të fortë, me më shumë raste dhe gola e në momente edhe me tensione. 
Në minutën e 58 Lekë Vula lëshoi këtë mundësi të qindpërqindtë shënimi. 
E kjo u hakmerret vendësve pas 5 minutash. Visar Sahiti pas këtij depërtimi nga e djathta me këtë gol i kaloi në epërsi ‘elektricistët’. 
Në minutën e 69 njëri prej futbollistëve mysafirë luan me dorë në zonë të rreptësisë e gjyqtari Erdal Zasella menjëherë tregoi në pikën e bardhë. Derisa pritej ekzekutimi i penalltisë, Jeton Dushi goditi me kokë Ardian Hotin, për çka u përjashtua nga loja. Pas 6 minutash ndërprerje, Yll Myrta barazoi rezultatin në 2:2. 
Udhëtuesit e shfrytëzuan epërsinë numerike dhe nga ky kundërsulm i shpejtë sërish kaluan në avantazh me golin e dytë të Visar Sahitit. 
Në minutën e katërt të lojës shtesë, kuqezinjtë barazojnë shifrat në 3:3 me këtë gol të bukur të Egzon Gashit, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit.
Pavarësisht këtij barazimi, Vëllaznimi vazhdon të qëndrojnë në pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, ndërsa KEK-u me 28 mbetet në pozitën e 5-të.
 
Flamurtari i Prishtinës-edicioni 2016/2017
 
Vushtrria-edicioni 2916/2017 
 
 
 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *
LIGA E PARË -
Deçani - : - Kosova e Pr 27.05.17 : 00:00
Fushë Kosova 0 : 3 2 Korriku 27.05.17 : 00:00
KEK-u 1 : 2 Flamurtari 27.05.17 : 00:00
Istogu 1 : 2 Ramiz Sadiku 27.05.17 : 00:00
Dukagjini 4 : 3 Vitia 27.05.17 : 00:00
Vllaznia 0 : 3 Ulpiana 27.05.17 : 00:00
Rahoveci 1 : 2 Vëllaznimi 27.05.17 : 00:00
# Ekipi L F B H +/- P
1 Vëllaznimi 30 21 5 4 60 : 27 68
2 Flamurtari 30 21 5 4 44 : 12 68
3 Dukagjini 30 15 7 8 50 : 28 52
4 Vllaznia 30 15 7 8 43 : 25 52
5 2 Korriku 30 12 11 7 48 : 33 47
6 Vushtrria 30 13 6 11 42 : 32 45
7 Fushë Kosova 30 12 6 12 34 : 28 42
8 Vitia 30 10 11 9 38 : 38 41
9 KEK-u 30 11 7 12 35 : 38 40
10 Ballkani 30 9 8 13 32 : 45 35
11 Ramiz Sadiku 30 10 5 15 33 : 51 35
12 Ulpiana 30 8 8 14 34 : 52 32
13 Kosova e Pr 29 9 4 16 41 : 58 31
14 Rahoveci 30 8 6 16 22 : 39 30
15 Istogu 30 6 7 17 37 : 52 25
16 Deçani 29 4 7 18 26 : 61 19