Bayerni stacioni i fundit për Arsenalin
08.03.2017 | 08:57
Është hera e shtatë radhazi që Arsenali eliminohet në të tetën e finalës në Ligën e Kampionëve.
Dy herë nga pesë gola, kjo vërtetë ishte goditje e rëndë për Arsenalin e sidomos për trajnerin e tyre Arsenie Wenger, largimin e të cilit tashmë e kërkojnë edhe tifozët.
 
Loja ishte e barabartë me një dominim të Arsenalit vetëm deri te goli i barazimit (1:1) nga penalltia. Ky gol dhe largimi i Koscielnit me karton të kuq bëri që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt në favor të Bayernit e në disvafor të Arsenalit. Golat binin si në ndeshje stërvitëse.
Bayern me meritë të plotë kalon në çerekfinale.
 
Edhe Real (M) shkon tutje
 
Real Madrid pa ndonjë shkëlqim të madh ka arritur që ta mposhtë Napolin vendas dhe po ashtu të kualifikohet për çerekfinale të Championsit.
 
Napoli – Real (M) 1:3
 
1:0 Mertens (24’)
1:1 Ramos (51’)
1:2 Mertens (57’/Autogol)
1:3 Morata (90’+1)
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *