Me Barçen, gjithçka është e mundur !
09.03.2017 | 08:32
Senzacionale! Barcelona bënë mrekullinë! Momente të pabesueshme në stadiumin “Camp Nou”. Realizohet  ajo që konsiderohej “e pa mundur”. Barcelona mposhtë Paris St.Germaine me rezultat 6:1, mjaftueshëm për tu kualifikuar tutje në garën më prestigjioze evropiane – Liga e Kampionëve.
 
Se loja e futbollit është shumë interesante dhe shpesh herë edhe dramatike, këtë e ka dëshmuar Barcelona mbrëmë në ndeshjen e kthimit kundër PSG. 
 
Fitorja nga ndeshja e parë e PSG (4:0), për shumë kë konsiderohej si e pa mundur që Barcelona ta bëjë përmbysjen e nevojshme prej pesë golave diferencë. Por, në fakt kjo ndodhi ! Barcelona shënoj fitore 6:1 dhe kualifikohet për rrethin e ardhshëm të kësaj gare.
 
Barcelona – Paris St.Germaine 6:1 (2:0)
1:0 Luis Suarez (3’)
2:0 Kurzawa (40’/ag)
3:0 Lionel Messi (50’/pen.)
3:1 Edison Cavani (62’)
4:1 Neymar (88’)
5:1 Neymar (90+1)
6:1 Sergi Roberto (90+5)
 
2E
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *