Kosova-Polonia 0:5
02.03.2017 | 09:16
Në ndeshjen e parë kundër Polonisë Përfaqësuesja e Kosovës, në kuadër të Alanya Cup, me gjithë angazhimin e madh, vullnetin e dëshirën për fitore, pësuan me rezultat 5:0. Futbollistet e Kosovës me gjithë humbjen treguan lojë imagjinatave, por mospërvoja dhe mungesa e përgatitjes fizike e bëri të veten. Polaket qysh në minutën e 6-të arritën të shënojnë golin e parë përmes Winzcos. Në vazhdim ishin përpjekjet e Përfaqësueses së Kosovës të barazojnë rezultatin, por nuk ia arritën. Nga ana tjetër futbollistet e Polonisë dyfishojnë epërsinë në minutën e 26-të me golin e Sikores. Me këtë rezultat shkohet në pushim, ndërkaq fillimi i pjesës së dytë u takoi vashave të Kosovës, të cilat as sesi të vinin deri të goli. Polaket me përbërjen plotësisht të re arritën të shënojnë përmes Znyrowskes në minutën e 62-të për rezultatin 3:0. Ndërkaq dy minuta më vonë shënoi edhe Gawronska e cila edhe në minutën e dytë të vazhdimit pas një ndërhyrje në zonën e rreptësisë ndaj polakes gjyqtarja tregoi në pikën e bardhë e shndërroi në gol. Në minutën e 83-të u lëndua Liridonë Syla dhe ishte një zëvendësim i detyrueshëm. Kështu me këtë rezultat u përmbyllë edhe ndeshja. Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e radhës do ta zhvilloi më 3 mars kundër Rumanisë në orën 16.00 sipas kohës lokale.
Deklaruan pas ndeshjes
Afërditë Fazlija përzgjedhëse
Realisht rezultati prej 5:0 nuk është real, megjithatë ajo çka është pikë e jona e dobët është përgatitja fizike kështu që në këso situate me kësi kundërshtar, nuk mund të balancohen gjërat. Unë mendoj se me futbollistet e Ligës së Kosovës na mbetet të punojmë shumë sidomos në përgatitjen fizike. Nga kjo ndeshje ne do të bëjmë analizën dhe të nxjerrim gabimet dhe të i përmirësojmë aq sa mundemi në ndeshjet tjera,
Feride Kastarti, futbolliste
Duke marrë parasysh se kundërshtari Polonia ishte dukshëm më e përgatitur fizikisht, ne si ekipi i iri jemi përpjekur ta përballojmë aq sa kemi mundur. Përgatitja e jonë fizike nuk ka qenë në nivelin e duhur. Mirëpo, ne në vazhdim na mbetet të punojë edhe më shumë.
Fitore Govori, futbolliste
Përballë patëm një kundërshtar të fortë sidomos në forcën fizike që posedonin, gjë që neve na mungonte: Luajtëm me shpirt dhe ne patëm rastet tona. U pa edhe mungesa e përvojës, por ne jemi në fillim të ndërtimit të ekipit tonë e që besojë se ne të ardhmen do të punojmë shumë në të gjitha aspektet për të pasur një Përfaqësuese të mirë.
Kosova – Polonia 0:5 (0:2)
Fusha e futbolli Goldcity
Shikues: disa dhjetra
Gjyqtare: Meliz Ozaigden, Bwelgin Kumru, Deyet Gok e Neshhan Muratdag.
Shënuese: Winzco (7), Sikora (26), Znyrowska(62), Gawronska(64 e 90+2 pen.) për Pol.
Kosova: Kolgeci, Govori, Kastrati, Durguti, Kaçiu(Syla- Haxha ),Q. Bajra(Morina), Q. Krasniqi, Zeka(Shala), Limani, Kastrati, Kryeziu(Behluli) e Rama(Rexha)
Polonia: Kiedrzznek, Sikura, Siwinska, Gushciora, Kamzyk, Salata, Daleszczyk, Zdunek, Winzco, Payor, Tarczynska. Në pjesëmm e dytë: Szymaniska, Grad, Odrmicka, Hazdduk, Wainkowska, Balerzak, Gawronska, Znyrowska, Matuscheski e Chayvowski.Fazli Berisha, zëdhënës i FFK-së
 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *