Kosova-Rumania 0:3
03.03.2017 | 17:56
Vashat e Përfaqësueses së Kosovës nuk i kishte demoralizuar humbja nga Polonia me rezultat 5:0, por me një vullnet e stabilitet në ekip kishin hyrë në duelin e radhës. Ndonëse humbën edhe në sfidën e dytë në Antalya Cup në ballafaqim me Përfaqësuesen e Rumanisë me rezultat 3:0, futbollistet e Kosovës, treguan karakter dhe cilësi më shumë. Nëse rumunet ishin më të mira në pjesën e parë, gjë që shënuan edhe tri gola, pjesa e dytë u takoi vashave të Përfaqësueses së Kosovës, të cilat koordinuan më mirë aksionet, patën më shumë nga loja dhe krijuan disa raste për shënim, ndonëse nuk u kurorëzuan me gol. Por, kjo flet se Përfaqësuesja e Kosovës dukshëm po përmirësohet dhe po krijohet një ekip që në të ardhmen premton shumë, por që nevojitet më shumë kujdes e angazhim rreth saj.
Deklaruan pas ndeshjes:
Afërditë Fazlija përzgjedhëse
Krahasuar në ndeshjen e parë shihet se kemi përmirësime. Kemi pasur më shumë pasime kemi pasur raste shënimi. Vajzat në këtë ndeshje kishin hyrë me një vetëbesim më të madh se sa në ndeshjen e parë. Çështja e përgatitje fizike dhe përvoja janë që e bënë diferencën. Jam e kënaqur me lojën e treguar dhe me angazhimin, ndonëse me rezultat nuk jemi të kënaqur por këto janë mundësitë reale të tanishme.
Blerinë Musa, futbolliste
Loja ishte mirë, besojë se edhe ne kemi pasur rastet tona. Pse fitua ne rumunet ishte pse kishin përvojë . Ne pjesën e dytë krijuam raste por që nuk i konkretizuam. Ekipi po përmirësohet që na jep shpresë për të ardhmen.
 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *