Kosova-Turqia 2:4
05.03.2017 | 19:42
Me ndeshjen kudër Kombëtares së Turqisë, Përfaqësuesja e Kosovës përmbylli turin prej tri ndeshjeve në turneun “Alanya Cup”. Në ballafaqim me ekipin turk vashat e Kosovës sikur tashmë ishin ngjallur edhe më shumë. Vashat e Kosovës megjithëse pësuan një gol herët nga pakujdesi nuk u dorëzuan por sulmuan dhe pjesa e parë u përmbyllë me rezultat minimal për ekipin turk Pjesa e dytë u takoi vashave kosovare, të cilat mbizotëruan, e qarkulluan topin më mirë, ndërtuan shumë aksione. Shënuan dy gola dhe barazuan rezultatin. Në vazhdim krijuan disa raste shënimi e që po të konkretizoheshin përfaqësuesja e Kosovës mund të dilte fitimtare. Pati një angazhim maksimal të të gjithë ekipit. Humbja nga Turqia erdh krejtësisht nga disa gjysëmraste dhe nga mospërvoja dhe pakujdesia para portës së përfaqësueses së Kosovës. Por, pavarësisht humbjes , futbollistet e Kosovës treguan e dëshmuan, cilësi por mungesë përvoje e me një dëshirë të flakët për fitore, gjë që e bën ekipin përfaqësues një ekip me perspektivë. Ky turne do të jetë shumë domethënës për Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa Shtabi teknik pas këtij turneu do të nxjerrë mësimet me përparësitë dhe mangësitë e ekipit.
Deklaruan pas ndeshjes
Afërditë Fazlija përzgjedhëse
Loja e tretë kundër Turqisë ishte më e mirë se sa dy ndeshjet e kaluara edhe për një arsye se krahasimi me dy Kombëtaret tjera si Polonia e Rumania është madhe. Janë superfuqi në futbollin e femrave, ndërsa Turqia ashtu sikur edhe ne është në para kualifikme. Megjithatë sot me gëzon fakti vajzat treguan lojë të mirë, mbizotëruam, shënuam dy gola duke barazuar edhe rezultatin. Patëm edhe disa raste shënimi, por siç është një rregull i pashkruar në futboll kur nuk shënon pëson. Golat që i pranuam ishin gati nga pakujdesia e madhe e jo si rezultat i lojës së mirë të turkeve. Përfundimisht na
mbetet shumë për të punuar sidomos në përgatitjen fizike dhe në qarkullimin e topit. Turqia
Blerinë Musa, autore e golit
Mendojë se humbja nga Kombëtarja e Turqisë nuk është rezultat real, sepse edhe ne shënuam, patëm edhe raste të tjera, por përvoja e tyre bëri të veten. Për mua ishte një ndjenjë e veçantë dhe kënaqësi që arrita golin e parë në një turne ndërkombëtar pas pranimit në UEFA e FIFA . Unë besojë që do të shënojë edhe herëve tjera.
Qëndresa Krasniqi, kapitene dhe autore e golit të dytë
Loja ishte mjaft e vështirë, por ne jemi angazhuar maksimalisht si ekip. Shënuam dy gola dhe kemi mundur edhe të fitojmë, por fati nuk ishte në anën tonë. Ndërkaq, goli i shënuar ishte një gëzim i papërshkrueshëm për mua dhe ndjenjë veçantë.
Egzona Zeka, futbolliste
Gjatë këtij turneu patëm ndeshje shumë të vështira me kundërshtarë mjaft të fortë e cilësor. Ndërsa, sot ishim plotësisht rival i barabartë me Turqinë, madje ishim edhe në posedim të topit më shumë, por pësuam nga disa gabime në mbrojtje. Shënuam dy gola barazuam edhe rezultatin e patë edhe raste të tjera, por nuk arritëm fitore. Në futboll edhe kur je më i mirë nuk fiton. Ne fituam një përvojë jashtëzakonisht të mirë dhe ekipi çdo herë po përmirësohet.
Muharrem Sahiti, trajner i Përfaqësueses “A”
Seç është praktikë që trajnerët e Përfaqësueses “A”, të ndjekin nga afër edhe ndeshjet e Përfaqësueseve tjera sikur është rasti edhe tash me Përfaqësuesen e femrave, ku ishte i pranishëm edhe Muharrem Sahiti, trajner i Përfaqësueses “A”, i cili me këtë rast tha:” Paraqitja e Përfaqësueses së fermave ishte mjaft pozitive. Duhet theksuar se patë rivale të forta. Shtabi teknik kishte bërë një punë të madhe dhe unë besojë se ky grup e vajzave ka një perspektivë të mirë. Mbetet për tu punuar edhe më shumë dhe rezultatet nuk do të mungojnë.
Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave
Ky ishte një turne i fortë dhe shumë i rëndësishëm për përfaqësuesen tonë. Zhvilluan tri lojë me tri përfaqësuese shumë të forta, edhe pse rezultatet nuk ishin pozitive kjo do t’I shërbejë Shtabit teknik që të shohë gjendjen reale të ekipit si dhe kjo do të shërbejë për përgatitje dhe përzgjedhje para ndeshjeve parakualifikuese që do të mbahen në prill.
Agim Ademi, nënkryetar i FFK-së
Gjatë këtyre ditëve, patë rastin jo vetë të shohim lojëra të mirë me Përfaqësuese jashtëzakonisht të forta, por edhe një organizim fenomenal të këtij Turneu nga ana organizatorit si dhe angazhimin maksimal që asgjë të mos i mungojë ekipit Përfaqësues, të agjentit të FIFA-s z. Për organizimin e ndeshjeve z. Kenan Kurtesh. FFK-ja do të vazhdojë të ketë një përkushtim për futbollin e fermave në mënyrë që të kemi një përfaqësuese të mirë. Do të vazhdojmë të marrim pjesë në sa më shumë turne të tilla, që ndihmojnë dhe skalitin përfaqësuesen e femrave.
Kosova – Turqia 2:4 (0:1)
Fusha e futbolli Goldcity
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtare: Meliz Ozaigden, Bwelgin Kumru, Deyet Gok e Neshhan Muratdag.
Shënuese: Isik(3), Korkmaz(64), Altinkulak(73) e Cinar(77) për Tur dhe Musa(67) e Q. Krasniqi (72) për Kos.
Kosova: Kolgeci, Haxha, Kaçiu(Govori), Krasniqi, Zeka(Musa), Limani, Kryeziu, Kastrati, Shala(Bajra), Islami(Durguti), Biçkaj(Rexha) .
Turqia: Aydin,Yenicerg, Cumert(Okur), Uzunguney, Turkoglu, Korkmaz, Pekel(Gundoglu), Altunkulak,Topcu, KayaIsik, Isik.Fazli Berisha, zëdhënës i FFK-së
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *