Lorik Cana ndihmës trajner te Kombëtarja ?
19.01.2017 | 13:11
Pritet që së shpejti të jepet njoftimi zyrtar se Lorik Cana do të jetë ndihmës trajner i Kombëtares Shqiptare. Mësohet se Cana për këtë post ka marr pëlqimin e presidentit Duka dhe trajnerit De Biasi.
 
Prezantimi i Canës në detyrën e re do të ndodh gjatë muajit Mars kur ekipi Kombëtar do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Italisë.
 
Cana ka kryer edhe kursin e trajnerëve disa muaj më parë dhe është I plotësuar nga ana profesionale për këtë post.
Ish-kapiteni kuq e zi i dha lamtumirën futbollit dhe Kombëtares pas mbarimit të kampionatit evropian të Francës. Cana vuan nga një sëmundje në zemër çka nuk e lejon që të luaj futboll me ritëm të lartë.
 
Ishte përfolur fillimisht se Ervin Bulku do të zinte vendin e lënë bosh nga Tramezzani, por tani pritet njoftimi zyrtar për këtë vendim që është marrë që Lorik Cana të emrohet ndihmës trajner i Shqipërisë.
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *