Arbnore Berisha dhe Emin Grajçevci-fitues të Krosit të Bardhë 2017 në Gërmi
26.02.2017 | 19:36
Edhe sivjet si edhe herave të tjera në Gërmi të Prishtinës, organizuar nga Federata Atletike e Kosovës është mbajtur Krosi i Bardhë 2017. Në këtë garë kanë marrë pjesë 150 garues nga shumica e klubeve të Kosovës. Garat janë në disa disiplina për të gjitha moshat në të dy gjinitë. 
Në dy disiplinat kryesore ngadhnjyen, Arnore Berisha e Malishevës në konkurrencën e senoreve, kurse në atë të seniorëve vend i parë i takoi, Emin Grajçevci i Fushë Kosovës. Më të dalluarit u nderuan me diploma nga Federata Atletike e Kosovës. 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *