Sërish “fluturon” shqiponja mbi Beograd !
06.03.2017 | 11:25
Atleti i Shqipërisë, Izmir Smajlaj, ka arritur rezultatin më të mirë në kërcim së gjati duke zënë vendin e parë, medalen e artë dhe titullin – Kampion i Evropës 2017 ! 
Kjo garë e rëndësishme evropiane po mbahet në Beograd, kryeqytetin e Sërbisë. 
 
Tetë metra e tetë cm, (8.08 m) është shënuar largesia e kërcimit së gjati për ateletin shqiptar, Izmir Smajlaj në Kampionatin Evropian që po mbahet në Beograd.
 
Ky rezultat, atletin përfaqësues të Shqipërisë,  e ka radhitur në vendin e parë dhe natyrisht është nderuar me medalen e artë.
 
Flamuri “kuq e zi” i shqipëtarëve, sërish, valoj mbi Beograd !
 
2E
 
 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *