KOK: Majlinda Kelmendi më e mira për 2016
22.02.2017 | 23:21
Në një mbremje “gala”, Komiteti Olimpik i Kosovës, në ambiente të "Hotel Emerald", në praninë e shumë mysafireve nga sfera të ndryshme, ka veçuar dhe nderuar sportistët më të suksesshëm për vitin 2016.
E para në këtë mes ishte Majlinda Kelmendi – fituese e medales së artë olimpike për Kosovën në “Rio 2016”. 
 
KOK-u shpërblimet e para i ndau për shpresat olimpike:
Orges Arifi, Donjeta Sadiku dhe Distria Krasniqi u shpërblyen me nga 500 euro dhe epitetin “Shpresa olimpike”.
 
Me çmim special për aktivitetet e tyre edhe si sportistë edhe tani në funksione tjera që i kanë, u shpërblyen Fadil Vokrri dhe Shqipe Zogiani ( nga 1.000 euro).
 
Trajneri më i mirë i vitit u zgjodh Driton Kuka.
 
Përfaqesueset më të suksesshme të Kosovës për vitin 2016 u zgjodhen, në konkurencën e meshkujve Përfaqësuesja e hendbollit, ndërsa në konkurencen e femrave Përfaqesuesja e volejbollit (U-19).
 
Çmimet kryesore të mbrëmjes, Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani dhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ndanë për Herolind Nishevcin dhe Majlinda Kelmendin.
 
2E & G.K. 
 
 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *