Themelohet Federata e Sporteve Universitare e Kosovës
10.03.2017 | 18:17
Me iniciativën dhe organizimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, dje, me 9 Mars 2017, është mbajtur Asambleja themeluese dhe zgjedhore e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUK). Fillimisht u miratua Statuti dhe Emblema e FSUK. Pjesmarrës në Asamblenë e FSUK ishin 29 delegatë nga 19 Universitete dhe Kolegje publike dhe private nga tërë territori i Republikës së Kosovës. Asambleistet zgjodhen organet drejtuese të FSUK-së, Presidentin e Federatës, Zv. Presidentin, katër Nënkryetarë dhe katërmbëdhjetë anëtarë të Bordit Ekzekutiv.
Përbërja e BE të FSUK-së për periudhen 2017-2020 është si në vijim;
1.    Musa Selimi, President (nga Universiteti i Prishtinës)
2.    Shqipe Bajçinca, Zv Presidente (nga Universiteti i Prishtinës)
3.    Diellza Shaqiri, Nën-presidente (nga Kolegji AAB)
4.    Agron Bajraktari, Nën-president (nga Kolegji i USHAF)
5.    Abedin Bahtiri, Nën-president (Kolegji Univers)
6.    Afrim Selimaj, Nën-president (nga Universiteti i Pejës)
7.    Arbër Reçi, Anëtar i BE (nga Kolegji Iliria)
8.    Lorik Muqaj, Anëtar i BE (nga Akademia Evulucion)
9.    Gëzim Ymeri, Anëtar i BE (nga Kolegji Fama)
10.   Fatmir Pireva, Anëtar i BE (nga Kolegji AAB)
11.   Artan Kryeziu, Anëtar i BE (nga UKZ- Gjilan)
12.   Muhamed Krasniqi, Anëtar i BE (nga Kolegji Tempulli)
13.   Ardita Luma, Anëtare i BE (nga UGJFA - Gjakovë)
14.   Dugagjin Sokoli, Anëtar i BE (nga Kolegji Univers)
15.   Adnan Hoxha, Anëtar i BE (nga Kolegji Hemerrerr)
16.   Liridon Zeka, Anëtar i BE (nga Kolegji Biznesi)
17.   Labinot Bajgora, Anëtar i BE (ECK)
18.   Artan Tahiri, Anëtar i BE (nga Kolegji UBT)
19.   Esad Dauti, Anëtar i BE (nga Dukagjini Pejë)
20.   Rifat Morina, Anëtar i BE (nga UMIB Mitrovicë).
Sipas Statutit të FSUK, një sportist për Anëtar të BE do të emërohet nga Presidenti i FSUK-së.
Në mbledhjen e parë të BE të FSUK me propozim të Presidentit do të zgjedhet Sekretari i Përgjithshëm dhe Arkatari i FSUK-së. 
Delegatët e Asamblesë  së FSUK kanë diskutuar edhe një serë temash me rëndësi dhe kanë marrë disa vendime me qëllim të organizimit dhe funksionimit sa më të mirë të FSUK dhe aktivizimit sa më të shpejt të degëve të ndryshme sportive në Universitetet dhe Kolegjet e Kosovës.  
9 Marsi do të shenohet si dita e sportit Universitar të Kosovës. 
 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *