Arjon Kajoshi-Fitues i Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Pavarësia 2017”
18.02.2017 | 18:47
Organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës, në Qendrën e Rinisë dhe të sportit  në Prishtinë u mbajt Turneu Ndërkombëtar i boksit “Pavarësia 2017”.  Në turne do të paraqiten boksierët nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga Kosova. Juria në përbërje, Fatmir Makolli, kryetar, Zef Gjoni/Shqipëri/. Blerim Sahihiti/Maqedoni dhe Gani Kosumi dhe Fatmir Bytyçi, gazetarë, fitues të Trofeut të sivjetmë “Pavarësia 2017” shpallën boksierin nga Shqipëria, Arjon Kajoshi, që bëri gara në kategorinë 75 gilogram.Kupën ia dorëzoi, Ramadan Selimi, kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës.Teknik më i mirë u shpall, besart Kurhasku/Kosovë/, çifti më luftarak: Jasin Lama/Maqedoni/ dhe Edmond Zefi/Kosovë/, kurse epiteti i boksierit më fer play, Besfprt Merlaku/Kosovë/. Ndonësi ishte paraparë që të zhvillohet edhe dueli në peshën 64 kilogram ndërmjet boksirëve nga Kosova, Dielli Vranovci dhe Violant Sylejmanit, ky duel nuk u zhvillua ngase boksierët nuk u paraqitën në ring. Në bazë të rregulliores së FBOX të Kosovës, komisioni i disiplinës do të takohet dhe pritet të marrë masa ndëshkuese ndaj këtyre boksirëve. Gjyqtarë: Latif Demolli – kryesor, Rrustem Konjuhi, Agim Tahiraj, Safet Syla, Agim Shala,Fadil Bekteshi,Visar Ibrahimi dhe Granit Qorri.Vëzhgues: Sylejman Voca
 

Rezulatet e meçeve në Turneun "Pavarësia 2017"

 

52 kg.

Liridon Tahiri

Kosovë

Vuksan Guri

Shqipëri

1:1

56 kg.

Krenar Zeneli

Shqipëri

Besfort Merlaku

Kosovë

2:0

60 kg.

Jasnin Lama

Maqedoni

Edmond Zefi

Kosovë

0:2

69kg.

Besart Kurhasku

Kosovë

Taulant Sejfiaj

Kosovë

2:0

75 kg.

Armend Neziraj

Kosovë

Armend Neziraj

Shqipëri

2:0

Gani Kosumi 

 

 

  
 
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *