Sigal Prishtina merr vendim
08.03.2017 | 11:41
“Pas 4 vitesh pjesëmarrje në Ligën Ballkanike SIGAL UNIQA BIBL, garë në të cilën fituam dy herë titullin kampion, bordi drejtues i klubit ka vendosur për të ndërprerë pjesëmarrjen në këtë garë. I gjithë fokusi i klubit do të jetë në garat Europiane te FIBA-s dhe ato vendore.

Poashtu menaxhmenti i klubit ka vendosur që për edicionin e ardhshëm të konkurrojë për anëtarësim në ligën tjetër regjionale ABA LIGA.

Ne me këtë rast falënderojmë udhëheqësit e Ligës Ballkanike për mundësinë e dhënë për thyerjen e izolimit të basketbollit kosovar si dhe ngritjen e cilësisë së Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina dhe basketbollit kosovar në përgjithësi”, thuhet ne komunikaten me shkrim te KB Sigal Prishtina.
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *
Basketboll: Super Liga "Meshkujt" -
Basketboll: Super Liga "Femrat" -