Sigal Prishtina-Bashkimi 95:85
19.03.2017 | 09:29
Sigal Prishtina ka shënuar fitore në derbin e xhiros së 22-të në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Bashkimin nga Prizreni të shtunën mbrëma në kryeqytet me shifrat 95:85 (25:23, 24:21, 21:18, 25:23).
Në dy çerekët e parë u zhvillua një lojë e barabartë, dhe këtë e dëshmon më së miri rezultati pas 20 minutave të ndeshjes, 49:44, por ishte dhjetëminutëshi i tretë ai në të cilin bardhekaltrit luajtën më sigurt dhe filluan të shkëputeshin dalëngadalë në rezultat. Nikoqirët vazhduan me këtë ritëm edhe në çerekun e katërt, andaj edhe në fund triumfuan me 10 pikë epërsi.
Më i merituari për fitoren e Sigal Prishtinës ishte Drilon Hajrizi me 23 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, kurse Fuquan Edwin kontribuoi me 15 pikë dhe Jabarie Hinds e Nenad Deliq shtuan nga 14 pikë secili. Ky i fundit pati edhe 8 kërcime e 6 aistime.
Në anën tjetër te Bashkimi më të dalluarit ishin Kayel Locke me 26 pikë e 6 kërcime dhe Justin Black me 25 pikë e 8 kërcime.
Në katër përballjet e deritashme ndërmjet këtyre dy skuadrave, Prishtina është ajo që udhëheq me 3 fitore e 1 humbje karshi Bashkimit, në ndeshjet e luajtura në Superligën e Kosovës, edicioni 2016/17.
Peja-Golden Eagle 110:78
Ashtu siç është pritur Peja ka triumfuar me lehtësi ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 110:78 (32:15, 30:22, 27:11, 21:30) në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma në "Karagaçi" në kuadër të xhiros së XXII të Superligës së Kosovës në basketboll.
Te verdhezinjtë më të dalluarit ishin Arti Hajdari me 30 pikë, Cameron Rundles me 20 pikë, 3 kërcime e 10 asistime dhe Robert Abramovic me 13 pikë, 3 kërcime e 6 asistime. 
Ndërkaq të therandasit më efikasit ishin Trae Anderson me 25 pikë, 11 kërcime e 10 asistime, Ergin Grosha me 23 pikë e 10 kërcime dhe Ujkan Karanezi me 13 pikë e 7 kërcime.
Trepça-Vëllaznimi 98:74
Trepça e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 98:74 (26:25, 28:21, 21:12, 23:16) në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund ishte skuadra mitrovicase, ajo që e diktoi ritmin e lojës dhe kështu në fund ia doli të triumfoj me 24 pikë dallim.
Më të dalluarit te Trepca ishin Scott Montrael me 26 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, Jeremy Wise me 21 pikë, 3 kërcime e 11 asistime dhe Samir Zekiqi me 19 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.
Në anën tjetër te Vëllaznimi më efikasit ishin Beq Kovaqi me 23 pikë, 8 kërcime e 3 asistime dhe Musab Mala me 17 pikë, 3 kërcime e 10 asistime.basketbolli.com
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *
Basketboll: Super Liga "Meshkujt" -
Golden Eagle Ylli - : - Bashkimi 21.10.17 : 00:00
Kerasan Prishtina - : - Borea 21.10.17 : 00:00
Trepça - : - Sigal Prishtina 21.10.17 : 00:00
Peja - : - Rahoveci 21.10.17 : 00:00
# Ekipi L F B H +/- P
1 Sigal Prishtina 3 3 0 0 266 : 170 6
2 Golden Eagle Ylli 3 2 0 1 289 : 250 5
3 Bashkimi 3 2 0 1 254 : 229 5
4 Rahoveci 3 2 0 1 265 : 254 5
5 Peja 3 2 0 1 232 : 222 5
6 Kerasan Prishtina 3 1 0 2 226 : 263 4
7 Trepça 3 0 0 3 224 : 291 3
8 Borea 3 0 0 3 217 : 294 3
Basketboll: Super Liga "Femrat" -
Penza - : - Drita 21.10.17 : 00:00
Vushtrria - : - Sfera 21.10.17 : 00:00
Kalaja - : - Kastrioti 21.10.17 : 00:00
Bashkimi - : - Trepça 21.10.17 : 00:00
Vëllaznimi - : - Pro Bet Prishtina 21.10.17 : 00:00
# Ekipi L F B H +/- P
1 Pro Bet Prishtina 2 2 0 0 102 : 51 4
2 Trepça 2 2 0 0 138 : 107 4
3 Drita 2 1 0 1 122 : 120 3
4 Vëllaznimi 2 1 0 1 103 : 109 3
5 Bashkimi 2 1 0 1 60 : 71 3
6 Penza 1 1 0 0 84 : 47 2
7 Kalaja 2 0 0 2 114 : 151 2
8 Sfera 2 0 0 2 115 : 157 2
9 Vushtrria 1 0 0 1 44 : 69 1
10 Kastrioti 0 0 0 0 0 : 0 0